Një grua 53 vjeç nga Memaliaj është gjetur e vdekur nga familjarët në orët e para të mëngjesit. Antoneta Hoxha sipas informacioneve paraprake nga policia po hetohet për një vrasje të mundshme.
Ai dyshuari kyresor është bashkëshorti i saj Skënder Hoxha. Hoxha, u gjet mëngjesin e sotëm pa shenja jete nga familjarët në banesën e saj në Vagalat të Memaliajt.
Sipas të afërmve thuhet se 53 vjeçarja kishte dëmtime në kokë dhe në krahun e majtë.