Gjenden 6 kallëp të dyshuara si lëndë plasëse në pallatin e biznesmenit Enver Shalsit në zonën e Shkëmbit të Kavajës.
Lënda plasëse është gjetur nga djali i tij në katin e 18-të ndërtesës, i cili ka lajmëruar menjëherë efektivët e policisë.
Policia thotë se po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa sasia e lëndës plasëse u sekuestrua në cilësinë e provave materiale. Ndërkohë pronari i pallatit, Enver Shala është prej disa ditësh në kërkim për shëmbjen e kateve që janë ndërtuar pa leje.