Një trup është gjetur i mbytur në rezervuarin e Maliq.
Nga të dhënat e policisë mësohet se viktima është 65 vjeçari me inicialet G.M. i cili vuante nga depresioni.
Nga të dhënat e para dhe këqyrja e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Nga deklaratat e familjarëve, rezulton se më datë 13 janar 65-vjeçari ishte larguar nga banesa në mbrëmje, pa lënë informacion mbi vendndodhjen e tij.