Një trup i pajetë është gjetur në rrugë në mesnatë, në Himarë.
Sipas informacioneve të policisë bëhet me dije, se shtetasi është identifikuar me inicialet F.Ç, 58 vjeç.
Nga hetimet e kryera si dhe nga këqyrja paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkaqe aksidentale. Policia dyshon se 58-vjeçari është rrëzuar aksidentalisht, ku dhe ka humbur jetën.
Ekspertët mjeko-ligjorë po kryejnë ekspertizën, për të përcaktuar shkakun e saktë të humbjes së jetës. Grupi hetimor po punon për dokumentimin dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.