Një i moshuar është gjetur pa shenja jete në rrugën Vorë-Fushë-Krujë. Mësohet se viktima është R.Z 71 vjeç dhe dyshimet e para janë se ai mund të jetë përplasur nga një automjet. Shoferi është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, e duke e lënë të moshuarin në anë të rrugës të goditur me makinë.
Policia sqaron po ashtu se po kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për të vërtetuar shkaqet e vërteta të ngjarjes.