Policia e Durrësit njofton se nje i burgosur ne burgun e Krujes, eshte gjetur i vetevarur ne qeline e tij.
Sipas bluve, ngjarja ka ndodhur nje dite me pare, ku ne datë 30.07.2017, rreth orës 11:30, në ambjentet e I.E.V.P Zahari, Krujë, është gjetur i vetëvarur shtetasi T.Z. (i dënuar për vrasje) 48 vjeç, banues në Berat.
U kryen veprimet e para proceduriale në bashkëpunim me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve dhe dyshohet se ky shtetas është vetëvarur me çarçaf në ambjentet e I.E.V.P , thuhet ne njoftimin e Policise.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për vlerësim.