INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sherr mes dy adoleshtëve. Vdes në spital 16- vjeçari, u godit me thikë

Sherr mes dy adoleshtëve. Vdes në spital 16- vjeçari, u godit me thikë

Publikuar më: 16:31 18-10-2018

Sherri mes dy adoleshtëve ka përfunduar me vdekjen e njërit prej tyre. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në "Zogun e Zi" Fier. Viktima është Dionis Vrenozi 16 vjeç nga Hoxhara e Vjetër. Pas një sherri me një bashkëmoshatar me inicialet Florian.G, ky i fundit e ka goditur me thikë, duke e lënë të plagosur rëndë.
"Sot në datën 18.10.2018, rreth orës 16:30 ka shkuar në Spitalin Rajonal Fier i plagosur me mjet prerës shtetasi D.V, 16 vjeç, banues në Hoxharë të Vjetër.Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur "Zogu i Zi", Fier ku pas një sherri mes dy të rinjve ka mbetur i plagosur me thikë shtetasi D.V". thuhet në njoftimin e policisë.
Siç bën me dije policia, ai ka ndërruar jetë në spitalin e Fierit si pasojë e plagëve në trup. Policia ka shpallur në kërkim dhe po punon për kapjen e autorit të vrasjes. Forca të shumta policie nga Komisariati i Fierit dhe nga Sektori për Krimet e Rënda kanë ngritur pika të shumta kontrolli dhe punojnë për kapjen e adoleshentit. Është ngritur grupi hetimor, i cili po zbardh rrethanat e ngjarjes.

policia-fier_1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035231113433838