INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjendet i vdekur 53 vjeçari në Sarandë

Gjendet i vdekur 53 vjeçari në Sarandë

Publikuar më: 08:26 19-05-2017

Një 53 vjeçar është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në qendrën e kontrollit të automjeteve të fshatit Vrion, Bashkia Finiq.
G.I, banues në Sarandë është gjetur i pajetë rreth orës 06:00. Sipas të dhënave të para mësohet se 53 vjeçari punonte si roje në qendrën e kontrollit të automjete në Vrion, i cili punonte si roje e policisë private. Mësohet se 53 vjeçari është konstatuar i pajetë nga punonjësi i turnit tjetër dhe ky i fundit ka njoftuar menjëherë policinë.
Nga këqyrja që i është bërë trupit nuk është konstatuar asnjë shenjë dhune apo dëmtim tjetër. Ndërkohë sipas të dhënave të para të uniformave blu dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale, një infarkt kardiak.

Article Logic
Execution time: 0.0020580291748047