Scott Krulcik u gjet i pa jetë në katin e gjashtë të zyrave të kompanisë GOOGLE në Chelsea, rreth orës 9 paradite.
Policia thotë se inxhinieri 22-vjeçar i softuerit u gjet i vdekur të premten në selinë e Google dhe se nuk kishte shenja të traumës dhe vdekja nuk duket të jetë e dyshimtë. Zyra e ekzaminimit të qytetit do të përcaktojë shkakun e vdekjes.
Faqja i Linkedin i Krulcik thotë se ai filloi të punonte në Google në gusht pasi shërbeu si praktikant në verën e vitit 2017.
Ai u diplomua nga Universiteti Carnegie Mellon pranverën e kaluar me një diplomë në shkencat kompjuterike.
Përfaqësuesit e Policisë janë akoma duke punuar për çështjen. ©insmart.al