Kreu i Departamentit Konsullor të Ambasadës Ruse në Athinë është gjetur i vdekur ditën e sotme në apartamentin e tij në Herod Atticus Road. Diplomati 55 vjeçar, Andrei Malanin nuk ka qenë në punë ditën e sotme, ç’ka ka bëre që kolegët të shqetësohen dhe kanë shkuar menjëherë në banesën e tij. Sipas mediave greke, kolegët kanë lajmëruar policinë, pasi askush nuk iu është përgjigjur gjatë kohës që ata kanë shkuar në banesën e Malaninit.
Pasi, hynë në apartament ata panë të vdekur konsullin të shtrirë në dysheme në shpinë. Sipas hetimeve paraprake, vdekja e diplomatit është për shkaqe natyrale, por pritet që ekspertiza ligjore të japë me tepër informacione lidhur me këtë ngjarje.