INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjendet i vdekur me një plumb në kokë shoferi i ministrit Xhafaj

Gjendet i vdekur me një plumb në kokë shoferi i ministrit Xhafaj

Publikuar më: 11:27 30-06-2018

Gardisti i Republikës së Shqipërisë dhe shoferi i Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafës, është gjetur ditën e sotme i pa jetë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme, bëhet fjalë për 31-vjeçarin Shkëlzen Qordaj.

Ai është gjetur në grazhdin e Gardës me një plumb në kokë.

Ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me vrasje apo vetëvrasje.

NJOFTIMI I MINISTRISË SË BRENDSHME:

Sot rreth orës 09:30 të mëngjesit, në garnizonin e Gardës së Republikës është gjetur i pajetë brenda garazhit, të caktuar për mjetet e Ministrisë së Brendshme, gardisti me detyrë funksionale shofer i Ministrit të Brendshëm, shtetasi Sh.Q., 31 vjeç.

Trupi i pajetë u konstatua nga punonjës të Gardës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është duke punuar për të qartësuar shkaqet e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave.

Article Logic
Execution time: 0.0035529136657715