INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjendet i vdekur një gardist, MB: Dyshohet se ka vrarë veten në shërbim

Gjendet i vdekur një gardist, MB: Dyshohet se ka vrarë veten në shërbim

Publikuar më: 08:14 02-10-2018

Një punonjës i Gardës së Republikës është gjetur i vdekur. Gradisti A.M. 30 vjeç nga Përmet dyshohet se i ka dhënë fund jetës me armën e shërbimit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, të mbrëmjes së ditës së hënë në ambientet e Gardës se Republikës, teksa po kryente shërbimin pranë hyrjes dytësore të institucionit. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Brendshme e cila bën të ditur se për hetimin e rastit u ngrit një grup i posaçëm nën drejtimin e Prokurorisë. Grupi hetimor ka administruar dhe sekuestruar prova që forcojnë dyshimin se akti është kryer në kushtet e tronditjes psikike. Hetimet po vijojnë për zbardhjen e gjithë rrethanave të ngjarjes. Ky është rasti i dytë që një gardist i jep fund jetës. Tre muaj më parë shoferi i ministrit Fatmir Xhafaj u gjet i vrarë me një plumb në kokë.  Shkëlzen Qordja, u gjet i vdekur  në garazhin e Gardës së Republikës.

Article Logic
Execution time: 0.0039408206939697