INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjendet i vdekur reperi italian pas një feste me miqtë

Gjendet i vdekur reperi italian pas një feste me miqtë

Publikuar më: 12:29 13-11-2016

Një tjetër humbje në botën e muzikës.

Reperi nga Roma, Vittorio Bos Andrei, i cili mori pjesë në edicionin e kaluar të 'X Factor' në Itali ka ndërruar jetë. Reperi 22-vjeçar, i njohur me emrin "Cranio Randagio" u gjet i pajetë në apartamentin e mikut të tij në lagjen “Balduina”, në kryeqytetin italian. Ai kishte kaluar mbrëmjen me miqtë e tij dhe mëngjesin e së shtunës nuk është zgjuar më. Shokët e tij lajmëruan ambulancën në përpjekje për ta shpëtuar, por mjeku konstatoi se çdo ndërhyrje ishte e kotë, pasi 22-vjeçari kishte humbur jetën. Shkaqet e vdekjes mbeten ende të paqarta, por sipas mjekëve dyshohet se i riu ka përzierë alkoolin me drogë, raporton “Corriere della Sera”. Megjithatë pritet rezultati i autopsisë për të konfirmuar, shkakun e vdekjes.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034940242767334