Një tjetër viktimë shqiptare është regjistruar në trojet greke.
Mediat greke tregojnë se në orën 08:30 të mëngjesit të ditës së sotme, trupi i një burri shqiptar, rreth 45 vjeç, u gjet jashtë kasolles ku jetonte.
Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Kefalovriso, në Trikala, ndërsa ishin disa banorë të fshatit ata që identifikuan viktimën dhe njoftuan autoritetet.
Dyshohet se shqiptari ka ndërruar jetë të paktën 48 orë më parë dhe se jetonte vetëm.
Autoritetet janë duke vazhduar hetimet për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së shqiptarit, por paraprakisht dyshohet që të ketë humbur jetën nga shkaqet natyrale.