INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Gjendet kura për parkinsonin? Shkencëtarët japin shpresa për të sëmurët [Video]

Publikuar më: 18:31 23-12-2016

Shkencëtarët në Institutin Andel Van (VAI) ne Miçigan kanë gjetur një kurë që do të luftojë sëmundjen e Parkinsonit . Bëhet fjalë për zhvillimin më premtues që është parë deri më sot per kete semundje.
Kjo është një ngjarje e madhe, sepse deri tani trajtimet për Parkinson janë fokusuar vetëm në menaxhimin e simptomave. Por, një medikament i krijuar për diabetin e tipit 2 , u ka dhënë shpresë studiuesve, për ngadalësimin e efekteve të Parkinsonit. Pas katër vjet e gjysmë studimesh , shkencëtarët po finalizojnë kurën.
Patrik Brundin, drejtori i Qëndrës , bëri këtë deklaratë.
“Efektet që janë parë në laborator janë të qëndrueshme dhe shumë të thella, ndaj kjo kurë mund të funksionojë. Ka ngjashmëri mes diabetit dhe Parkinsonit në nivel molekular dhe të dhëna të reja tregojnë se ilaçi i ri ruan funksionin kritik të trurit në modelet laboratorike të Parkinsonit. Ne testuam së pari drogën në qelizat e kultivuara, më vonë në krimba dhe në minj. Tani, duam të fillojnë testimin e ilaçit tek njerëzit vitin e ardhshëm”.
Ky është një avancim i madh dhe shumë i dashur për Dr. Brundin , pasi babai i tij i ndjerë kishte sëmundjen e parkinsonit. Studiuesit e qëndrës VAI filluan të bashkëpunoninin me nje kompani farmaceutike kur arritën në përfundimin se një ilaç që ajo po krijonte, për diabet e quajtur MSDC-0160, mund të funksiononte kundër sëmundjes së Parkinsonit. Nëse rezultatet janë të suksesshme, MSDC-0160 do të bëhet terapia e parë në botë që trajton sëmundjen e parkinsonit. Natyrisht që ky studim kushton dhe sipas institutit të Kërkimeve Van Andel , end enuk ka një shifër të saktë por zhvillimi i një droge që ndikon në funksionin e trurit zakonisht kushton diku mes 1 miliard $ në $ 1.5 miliardë dollarësh.

Article Logic
Execution time: 0.0021979808807373