INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjendet kura për rënien e flokëve, rritën vetëm në 6 ditë

Gjendet kura për rënien e flokëve, rritën vetëm në 6 ditë

Publikuar më: 17:04 11-05-2018

Flokët janë gjysma e bukurisë së njeriut por kjo bukuri për shumë persona ‘zhduket’shumë heret. Ky është një shqetësim i vazhdueshëm, ndërsa shumë persona jetojnë me frikën se me këto ritme flokët do t’i braktisin një ditë dhe mund të mbeten tullacë? Kjo frikë nga sot do tju ikë.
Shkencëtarët e Mançesterit kanë arritur të zbulojnë një kurë që lufton rënien e flokëve brenda 6 ditëve, dhe nuk është transplant por një rritje natyrale dhe pa efekte anësore.
Por si arritën në gjetjen e kurës së shumë kërkuar. Mund të mendonit se ishte një kërkim disa vjeçar nga shuam shkencëtarë. Gaboheni, sepse ishte thjeshtë një rastësi, një gabim që solli zgjidhjen e madhe për rënien e flokëve.
Sipas shkencëtareve ata kanë qenë duke kërkuar një kur për osteoporozës, që shkakton dobësimin e kockave. Udhëheqësi i projektit Dr Nathan Hawkshaë deklaron teksa kanë qenë duke eksperimentuar ilaçin tek pacientët vunë re se flokët e pacientëve nisën të rriteshin 33% më shpejt dhe më të dendur se normalisht. Vetëm në 6 ditë flokët e tyre u rritën me dy milimetra.
Ilaçi i quajtur WAY-316606 pritët të rikthej përsëri sharmin e 40% të burrave dhe 50% të femrave që kanë nisur të humbasin flokët e tyre që në moshën 35 vjeçare./intv.al/

Article Logic
Execution time: 0.0034878253936768