Ministria e Jashtme ka njoftuar se një nga marinarët shqiptarë, Luan Mema është gjetur, në bordin e anijes “Çelepia 2”. Nga informacionet paraprake mësohet se ai është në gjëndje të mirë shëndetësore.
Ambasada në Egjipt ka thënë se po punon për kthimin e tij në Shqipëri.
Ndërsa në lidhje me kapitenin Dhimitër Malja, për fat të keq nuk ka ende asnjë të dhënë, por policia vijon kërkimet për gjetjen e tij.
Peshkarexha “Çelepia 2” dhe dy marinarët shqiptarë Malja dhe Mema, rreth një javë më parë u morrën peng nga marinari egjiptian, Adel M. Selam. E vetëm një ditë më parë u bë e mundur gjetja e anijes në Aleksandri dhe u arrestua edhe pengmarrësi i saj Selam.