Një predhë që mendohet se i përket Luftës së Dytë Botërore është gjetur në Frakull të Fierit.
Raportohet se predha ka një gjatësi 129 cm dhe peshon rreth 3 kuintal.
Ajo është gjetur në zonën e liqenit te Frakullës së Madhe nga banorë të zonës, të cilët më pas kanë lajmëruar Ministrinë e Mbrojtjes.
Forcat e ushtrisë kanë rrethuar zonën për ta larguar nga zona.