Në lumin Drinin, në zonën e Dibrës është gjetur një trup thuajse të dekompozuar.
Trupi është zbuluar nga një bari i zonës, i cili ka njoftuar në sallën operative të Drejtorisë së policisë së Dibrës dhe iu tha kishte vënë re trupin e një personi të seksit femër.
Menjëherë në këtë drejtim është nisur një grup hetimor, që ka vënë re se në mes të lumit Drin një trup i një personi kishte ngecur në një trung peme të rrëzuar në ujë.
Hetuesit kanë vënë re se trupi mund të ketë në ujë rreth 15 ditë.
Policia ka konstatuar kufoma është e seksit femër, e pa identifikuar, rreth 30 vjeçe, ku ka të veshur një bluzë ngjyrë të bardhë, pantollona të zeza, çorape me lule.
Ekspertët gjatë kqyrjes paraprake nuk kanë vërejtur shenja dhune në trupin e femrës së gjetur, ndërsa e kanë transportuar në morgun e Peshkopisë.
Policia thotë se nuk ka denoncim për zhdukjen e ndonjë femre gjatë kësaj periudhe në qarkun e Dibrës, kështu që vërshirësitë në gjetjen e identiteti të vajzës do të jenë të mëdha.