Gjendet pas 12 ditësh, trupi i pajetë i shtetasit iranian që u mbyt në rezervuarin e fshatit Rrotull të njësisë administrative Manëz. Trupi i viktimës u konstatua sot në thellësi të rezervuarit, pas më shumë se katër orë kërkimesh nga polumbarët e portit dhe efektivë të policisë Durrës. Trupi i pajetë është pothuaj i dekompozuar nga qendrimi për një kohë të gjatë në ujë, teksa është dërguar për egzaminim në morgun e spitalit të Durrësit.
Shtetasi iranian M.Sh 47 vjeç, u zhduk më 19 qershor, ku ishte futur për t'u larë dhe është mbytur. Kërkimet e gjata hodhën dyshime se mund të ishte arratisur ose vrarë.
Por, gjetja e trupit të pajetë sot ka qartësuar çdo gjë, madje dhe dyshimet për vrasje.