Një ngjarje e rëndë është konstauar këtë mesditë në Klos. Një i ri është gjendur i vdekur. Policia lidhur me ngjarjen tragjike ka thënë se rreth orës 13.30 janë njoftuar se një 20 vjeçar është gjetur i vrarë. Dyshimet e para flasin për një vetëvrasje me armë gjahu.
Efektivët e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes konstatuan se në njërën nga dhomat e banesës të vrarë, Julian Çeliku, rreth 20 vjeç. Arma e gjahut e gjetur në dhomë është me leje në emër të babait të tij.
Grupi hetimor në vendngjarje po vijon veprimet për përcaktimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.