INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjendet një bombë e Luftës së Dytë Botërore në Gjermani, evakuohen 60 mijë persona

Gjendet një bombë e Luftës së Dytë Botërore në Gjermani, evakuohen 60 mijë persona

Publikuar më: 14:07 03-09-2017

Rreth 60 mijë persona janë evokuar ditën e sotme pas gjetjes së një bombe me pesh rreth 1.8 ton tip HC 4000 me 1.300 kg eksploziv.

Autoritetet e Frankfurtit u shprehën të kënaqura sot për evakuimin më të madh në Gjermaninë e pasluftës për shkak të çaktivizimit të një bombe të Luftës së Dytë Botërore (LIIB).

“Evakuimi ndodhi shumë shpejt”, tha Reinhard Ries, shef i Shërbimit Zjarrfikës të Frankfurtit.

Operacioni për çaktivizimin e bombës do të fillojë pasdite.

Një tjetër bombë e Luftës së Dytë Botërore (LIIB), me peshë 500 kilogramë, u çaktivizua sot në qytetin gjerman të Koblencit, njoftoi shefi i zjarrfikësve të këtij qyteti.

Për këtë operacion u evakuuan 21 000 persona

Article Logic
Execution time: 0.003309965133667