Në orët e vona të mbrëmjes të së martës është gjetur një foshnjë e braktisur. Ajo mendohet se është rreth 1 muaj. Bebja është gjetur para një pallati në rrugën "Arkitekt Sinani".
Policia e mori në dorëzim foshnjen dhe e dërgoi në maternitetin "Kiço Glozheni", ku do ti bëhen dhe ekzaminimet mjekësore dhe më pas, procedurat e dorëzimit të tij në Shtëpitë e Fëmijës.