Një gomone është gjetur në grykëderdhjen e Vjosës.
Gomonia është e gjatë 10 metra ndërkohë flitet dhe për një sasi prej 500 kg kanabis. Lënda narkotike u gjet nga policia kufitare dhe dyshohet se do të trafikohej drejt Italisë.
Veprimet po kryen nga Policia e Fierit në bashkëpunim me atë të Vlorës.
Ende nuk ka informacion për persona të arrestuar.
Bëhet me dije se personat që do ta transportonin, e kishin paketuar në mbi 16 pako të sasive të ndryshme.