Një burrë mendohet se është mbytur në lumin Drin në Lezhë. Viktima mund të ketë qenë peshkatar dhe është identifikuar si Agim Zeqo i moshës 50 vjeç.
Ndërkohë trupi i pajetë nuk është nxjerrë ende nga ujërat e lumit Drin. Familjarët kanë kërkuar ndihmë në polici.
Trupi i Zeqos mendohet se ndodhet në afërsi të fshatit Ishull Lezhë.