Pranë Fabrikës së Qelqit në Kombinat është gjetur një person i vdekur. Trupi i pajetë i tij është gjetur nga banorët e lagjes dhe është i seksit mashkull, me iniciale Y.H, 71 vjeç. Sipas informacioneve nga policia, nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e të ndjerit. 71-vjeçari dyshohet të ketë vdekur nga shkaqe natyrore.
Policia ndodhet në vendngjarje ku po kryen të gjitha hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.