Një i ri, është gjetur i vdekur në një hotel në Bulqizë. Mësohet se ai është një 32-vjeçar nga Fieri. Grupi hetimor që ka shkuar në vendin e ngjarjes, nuk ka konstatuar shenja dhune.
Dyshohet se vdekja e tij ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Sipas Syri.net po punohet për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të kësaj vdekje.