Një 38 vjeçar nga Fieri është gjetur i pa jetë në një hotel tek “Bulevardi Zogu I” në Tiranë. Ai është identifikuar si Ardian Laze dhe ka qenë i dënuar për vrasje. Ende nuk dihen arsyet e vdekjes së tij. Por nga hetimet paraprake nuk dallohen shenja dhune dhe shkaku i vdekjes dyshohet të jetë për shkaqe natyrale.
Vite më parë Laze është akuzuar për një vrasje e cila ka ndodhur në Lushnjë, kur Laze së bashku me shtetasin D. Bilbili vranë shtetasin Arben Hoxha.
Ata kanë vrarë atë për sherre banale pasi ai nuk paguanta në një bar të lojrave të fatit dhe në debat e sipër ata e kanë vrarë. Bilbili u arrestua në atë kohë dhe Laze u shpall në kërkim.