Një person rreth 36 vjeç është gjetur i vrarë në Shën Gjergj të Tiranës. Viktima pranë trupit ka patur dhe një armë. Policia gjeti trupin e B. P afër një stani. Mësohet se viktima ishte banues në Shkozë dhe policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.