Në orët para të mëngjesit të ditës së martë një person është gjetur i vrarë në zonën e Brrylit.
Ngjarja është konstatuar rreth orës 06:35 në afërsi të një banke të nivelit të dytë.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur uniformat blu. Ndërkohë që sipas policisë personi është identifikuar me inicialet H. Z., 71 vjeç dhe dyshohet se është prerë në fyt me thikë. Nga veprimet e para rezulton se i moshuari të jetë vetëvrarë. Policia sqaron se në dorën e viktimës është gjetur edhe një thikë. Ndërkohë uniformat blu po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjajrjeje të rëndë.