Është gjetur në Vlorë koka e prerë e një njeriu. Sipas të dhënave të policisë thuhet se kafka është e dekompozuar, dhe është gjetur pasditen e së martës nga një bari në afërsi të pyllit në Karbunarë.
Njoftimi i Policisë:
“Ditën e djeshme rreth orës 13:55, në fshatin Karbunarë, në rrugën e vjetër të këtij fshati është gjetur një “kokë njeriu”, në një zonë të pyllëzuar. Policia pasi ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar se koka është e dekompozuar”.
Uniformat blu e kanë dërguar kafkën për ekspertizë në mjekësinë ligjore. Priten ekzaminimet laboratorike në lidhje me identifikimin dhe të çdo detaji tjetër në lidhje me këtë ngjarje.
Nga ana e policisë kanë nisur kërkimet për trupin e viktimës.Paraprakisht policia e Vlorës deklaron se nuk ka marrë ndonjë denoncim për ndonjë person të zhdukur, por hetimet vijojnë pasi dyshohet se kemi të bëjmë me ngjarje kriminale.