Një trup i dekompozuar është gjetur sot në pyll, në afërsi të malit të Krrabit, në Pukë. Burime për ‘BalkanWeb’ bëjnë me dije se trupi i pajetë i përket shtetasit Z.P, 49 vjeç. Dyshohet se trupi i shtetasit në fjalë ndodhej në pyll prej dy muajsh.
Ndër të tjera, mësohet se shtetasi Z.P ka humbur kontaktet me familjen prej rreth tre muajsh.
Ende nuk dihet shkaku i vdekjes së 49-vjeçarit. Trupi i dekompozuar po dërgohet në mjediset e komisariatit të Pukës.