Policia e Vlorës ka identifikuar trupin e pajetë të gjetur pasditen e sotme në det pranë Lungomares. Nga hetimet e para të policisë, ka rezultuar se viktima është shtetasi me iniciale L.H., 76 vjeç.
Trupi i tij i pajetë u pa duke pluskuar mbi ujë nga pushuesit. Gjithashtu dyshohet se 76-vjeçari është mbytur në det pasi ka rënë nga shkallët e Lungomares.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur të gjitha detajet