INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjendet një trup i dekompozuar në kabinën e dushit

Gjendet një trup i dekompozuar në kabinën e dushit

Publikuar më: 09:41 15-07-2018

Trupi i një femre është gjetur i dekompozuar në kabinën e dushit.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Pogradecit, dhe viktima është identifikuar si shtetasja me inicialet B.B 40 vjeç, e cila jetonte e vetme.
Sipas ekspertizës mjeko ligjore mendohet se viktima ka vdekur për shkak të kontaktit me energjinë elektrike pasi edhe automati i banesës është gjetur i ulur.

Njoftimi i plotë:
Pogradec
Më datë 14.07.2018, rreth orës 22:10, në lagjen nr 1, në banesën e saj ku jetonte e vetme, në kabinën e dushit, u gjet i dekompozuar trupi i shtetases B.B, rreth 40 vjeçe.
Nga të dhënat e para, rezulton se dera e banesës, ka qenë e mbyllur me kyç nga brenda dhe automati është gjetur i ulur.
Nga ekspertiza paraprake mjeko-ligjore, dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar, si pasojë e kontaktit të viktimës me rrymën elektrike gjatë bërjes së dushit.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Article Logic
Execution time: 0.0034770965576172