Një trup i pajetë është gjetur ditën e sotme në zonën e Dajtit.
Të dhënat e para nga grupi hetimor tregojnë së trupi i viktimës ka shenja djegie. Policia bënë me dije se një kalimtar i rastit ka vënë re një kufomë të dekompozuar e cila dyshohet se ka rreth një muaj aty.
Ndërsa hetimet për identifikimin e kufomës dhe zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje vijojnë me intensitet, edhe policia e Tiranës sqaron me anë të një deklarate se si ishin informuar për kufomën e gjetur.
Sipas informacioneve të para të policisë, më datë 15.05.2017, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë nga një shtetas, se në fshatin Kodër Shupal, ka gjetur një kufomë të dekompozuar.
Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbrritur grupi hetimor ku ka konstatuar skeletin e dekompozuar.
Vijon...