Peshkatarët kanë pikasur një trup të pajetë në brigjet e Sazanit. Ngjarja është regjistruar mëngjesin e së premtes, ku një trupi i pajetë i një personi është gjetur në veri të ishullit të Sazanit nga një anije peshkimi.
Mësohet se viktima është konstatuar nga peshkatarët, rreth 1 milje larg Sazanit, të cilët më pas kanë njoftuar menjëherë rojën bregdetare.
Aktualisht Delta Force po punon për nxjerrjen e trupit nga uji, ndërsa identiteti i viktimës nuk dihet ende dhe as rrethanat sesi ka përfunduar në det.