INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjendet një trup i pajetë në Sharrë, policia jep detaje

Gjendet një trup i pajetë në Sharrë, policia jep detaje

Publikuar më: 16:05 07-08-2016

Një trup i pajetë është gjetur ditën e sotme nga punëtorët e pastrimit në landfillin e Sharrës. Ai është Ardit Gjoklaj, 17 – vjeç, me origjinë nga Tropoja. Adoleshenti mësohet se ishte punonjës në këtë landfill, ndërsa nga të dhënat e para dyshohet se ai është vrarë me sëpatë

Ndërkohë Policia e Tiranës ka dhënë informacion lidhur me kufomën e gjetur ditën e sotme në landfillin e Sharrës.

Sipas policisë trupi i pajetë ishte pjesërisht i dekompozuar në momentin që është vënë re nga punonjësit e landfillit. Kufoma është i seksit mashkull, rreth 30 vjeç dhe paraprakisht dyshohet se mund të jetë një prej punonjësve të pikës së grumbullimit pasi është gjetur me doreza dhe mushama, veshje që përdoret nga punonjësit në landfill.

Trupi i pajetë është transportuar në morgun e Tiranës ku do t'i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore. Dyshohet se në trupin e viktimës ka shenja të plagëve të shkaktuara nga mjete prerëse.

Article Logic
Execution time: 0.0035181045532227