Një trup i pajetë është gjetur pranë bregut të lumit Erzen.
Sipas informacioneve turpi i përket një personi 59 vjeç me inicialet B.I, i cili është gjetur pa shenja jete pranë urës së Beshirit.
Trupi është dërguar në morg, ndërsa pritet ekspertiza për të zbardhur shkaqet e vdekjes.
Po punohet për përcaktimin e shkakut të vdekjes nëse janë natyrale apo është vrarë.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.