Pas një kërkimi të gjer, një luftanije e humbur është zbuluar në brigjet e Kinës. Luftanija u zhduk gjatë një betejë detare më shumë se një shekull më parë. E ndërtuar në kantierin e famshëm detar Vulkan në Gjermani, ‘Jingyuan’ u përfshi në një nga flotat detare të Kinës në fund të viteve 1880. Ajo humbi në det gjatë luftës së parë kinezo-japoneze në shtator 1894. Anija u zhduk në Detin e Verdhë së bashku me tre anije të tjera luftarake. Pas konfirmimit të identitetit të anijes, ekipi i arkeologjisë skanoi detit për të gjetur vendndodhjen e tij të saktë 12 metra nën ujë. Sipas ekipit raportohet se ka më shumë se 500 relike të mbetura në anije duke përfshirë qeramikë, artikuj prej lëkure dhe xhami, e gjithashtu janë zbuluar edhe armë të vjetra. Ekspertët thonë se kjo do të ketë rëndësi për studimin e historisë detare botërore.