INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjendet pas dy ditësh vogëlushi që kishte humbur, ja ku kishte qenë

Gjendet pas dy ditësh vogëlushi që kishte humbur, ja ku kishte qenë

Publikuar më: 11:03 05-05-2017

Gjendet ditën e sotme djali 9 vjeçarë i cili rezultonte prej dy ditësh i humbur
Ka qenë gjyshja e tij e cila dhënë alarmin për nipin 9-vjeçar, pasi ishte larguar nga banesa prej dy ditësh pa lënë gjurmë.
Djali me iniciale Xh.D. ishte larguar nga banesa ditën e mërkurë, ndërsa një ditë më parë ka bërë kallëzim në komisariat gjyshja e tij, shtetësia V.P. 59 vjeçe.
Pas kallëzimit, filluan kërkimet për vogëlushin, e vetëm sot, pas dy ditësh, është bërë e mundur gjetja e tij nga ana e Specialistit të Zonës i cili kishte duke qenë duke e kërkuar.
Sipas burimeve nga policia, djali ka deklaruar para punonjësit të policisë se kishte qenë te një shok, por ndërkohë pritet t’i merret një deklarim pasi të paraqitet në Komisariat i shoqëruar nga gjyshja.
Ai është gjetur pak minuta më parë, rreth orës 11:00, dhe arsyet e këtij largimi misterioz të një fëmije 9 vjeç, mbeten ende të paqarta.

Article Logic
Execution time: 0.0035021305084229