Për katër ditë një person është mbajtur peng për përftime materiale nga dy shtetas. Ngjarja ka ndodhur në Fushë-Krujë. Policia ka njoftuar se në kuadër të operacionit të koduar "Plugu" u bë i mundur lirimi i shtetasit B. Z., ndërsa u arrestua 24-vjeçari me iniciale E. M., banues në Nikël si dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, B. XH.
"Të dy këta shtetas prej 4 ditësh kanë mbajtur peng në zonën e Fushë-Krujës për motive përfitimi material, shtetasin B. Z., i cili u lirua pa pasoja gjatë operacionit", sqaron policia, ndërsa puna tani vijon për kapjen e personit të dytë të përfshirë në ngjarje. Materialet në ngarkim të autorëve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Për Krime të Rënda Tiranë, për veprën penale të “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit".