Konfirmohet nga autoritetet tona policore për newsbomb.al se peshkarexha shqiptare “Çelepia 2” është gjetur nga autoritetet egjiptiane, por në bordin e saj nuk ishte pengmarrësi egjiptian dhe as dy shqiptarët e marrë peng 6 ditë më parë Luan Mema e Kapiten Dhimitër Malja.
Lajmi është konfirmuar për autoritetet tona nga Interpol Kajro, por nuk jepet asnjë e dhënë tjetër për fatin e shqiptarëve. Ndërkohë, marinari egjiptian i ekuipazhit që ka kryer edhe pengmarrjen e peshkarexhës prej ditësh ka kërkuar 70 mijë euro në këmbim për të liruar anijen dhe dy pengjet.Newsbomb.al