Prej dy javësh jemi nën jehonën e sfidës më të famshme të momentit në Instagram “10yearchallenge”.
Njerëzit e thjeshtë dhe ata publikë janë bërë pjesë e kësaj sfide duke risjellë foto të tyre të një dekade më parë dhe kemi qeshur pafund. Por, Bes Kallaku përgjatë këtyre ditëve ka postuar në profilin e tij në Instagram foto ku janë të vendosur dy personazhe të njohur që sipas tij kanë ngjashmëri me njëri-tjetrin.
E një ndër personazhet që u bë pjesë e kësaj sfide nga Besi ishte edhe Butrint Imeri. Këngëtarit të njohur, aktori i ka gjetur jo një, por dy sozi, fillimisht aktorin protagonist në serialin e famshëm turk “Ertugrul” dhe më pas futbollistin e famshëm të Sevilla, Andre Silva.
Me kë ngjan më shumë?