INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjendet testamenti i Osama Bin Ladenit

Gjendet testamenti i Osama Bin Ladenit

Publikuar më: 10:58 02-03-2016

Osama Bin Ladenit, kreu i al-Qaidës ka lënë një testament, ku tregon se ka një pasuri personale me vlerën e 29 milionë dollarëve. 

Pjesa  më e madhe e tyre ai do që të shpenzohet “për xhihad, për hir të Allahut”. Shtetet e Bashkuara e bënë publik testamentin e Bin Ladenit si pjesë te 113 dokumenteve të gjetura në kompleksin e tij në Abbottabad të Pakistanit, kur pesë vjet më parë atë e vranë komandot amerikane gjatë një sulmi.

Dokumentet, të shkruara në arabisht, të përkthyera dhe të deklasifikuara nga agjencitë amerikane të zbulimit, bënin pjesë në grupin e dytë të dokumenteve të publikuara, të cilat marina amerikane i mori nga vendi ku banonte Bin Ladeni me gruan dhe të afërm të tij. Shtetet e Bashkuara thonë se kanë në plan të publikojnë edhe dokumente të tjera të Bin Ladenit gjatë muajve të ardhshëm.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036919116973877