Dmitriy Donskoi ishte anija e parë e blinduar luftarake e Perandorise Ruse. Ajo u hodh në det deri në vitin 1881 dhe u mbyt në vitin 1905 gjatë Luftës Ruso-Japoneze.
Anija 6200 tonëshe ishte një destroyer i rëndë për kohën, por ama kishte kapacitet të mjaftueshëm për të transportuar mallra për marinën. Supozohet që kjo po ndodhte në ditët e saj të fundit dhe sipas regjistrave të kohës anija ishte e ngarkuar me rreth 200 tonë flori.
Vlera e sotme e sasisë së arit është rreth 133 miliardë dollarë, çka e bën atë një rekord absolut.
Shinil Grup, një kompani ruse që merret me kërkime nënujore goditi në shenjë në këtë rast. Anija u gjet në brigjet Koreano Jugore dhe plani i nxjerrjes së saj është gati, por ka një problem të vogël.
Koreja nuk ka dëshirë që të japi një shumë të tillë parash kaq kollaj. Shinil Group thotë që anija nuk ka ar, por dokumentat flasin ndryshe. Pritet që autoritetet Koreane të arrijnë ndonjë marrëveshje me ato ruse në lidhje me anijen, pasi kompanisë që e gjeti nuk mund që t'i lejohet të marrë një shumë të tillë.
Nga një zbulim me fat, duket se u kthye në një fatkeqësi për Shinil.
-------------------------------------
MEQË JE KËTU
IN Smart të fton të na bashkohesh në grupin privat të Facebook ku mund të diskutojmë risitë e teknologjisë, problemet që ti mund të kesh me smartphone tënd dhe të njihemi me njëri-tjetrin në komunitetin më të madh dedikuar të apasionuarve pas teknologjisë.