Një grup zhytësish kroatë gjetën në një anije të zhytur thesarin me vlerë dhjetëra miliona euro, shkruan "Ansa". Lajmi është transmetuar nga mediat kroate, të cilat citojnë gjuetarin e thesareve nënujore, Lorenzo Maroviç nga Liza.
Anija i përket mbretit të Italisë, e zhytur në Adriatik në vitin 1866 në betejën e famshme detare të Lisë (Vis në kroatisht).
Sipas një legjende që prej një shekulli e gjysmë, në kohën e fundosjes së fregatës të Marinës Mbretërore, brenda saj ishte një sasi e konsiderueshme ari, që do të shërbente për shpenzimet e qeverisë së përkohshme italiane në Dalmaci, në rast fitoreje të marinës italiane në Austri gjatë Luftës së Tretë të Pavarësisë.