Gjendet sot trupi i 38 vjeçarit i cili u mbyt ditën e djeshme teksa ishte duke u larë në lumin Vjosë.
Pas shumë orësh kërkimesh, policia me ndihmën e grupit të polumbarëve ka bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit.
Mësohet se i ndjeri, Arqile Ngjelo banues në Novoselë të Vlorës, ishte futur në lum për t'u larë së bashku me djalin e tij, ndërsa nuk ka mundur të dalë më i gjallë nga uji.
Dyshimet e para flasin për mundësinë e një ataku kardiak që mund të ketë pësuar Ngjel