Trupi i 49 vjeçares A. Progni është gjetur në lumin Kir në afërsi të fshatit Kuç të Shkodrës. Gruaja ishte zhdukur para 10 ditësh dhe bashkëshorti i 49 vjeçares, pati denoncuar humbjen. Po familjarët dyshonin se ajo mund të ishte mbytur aksidentalisht. Trupi i pajetë u gjet rastësisht nga disa banorë të zonës.
Ndërsa policia dyshon se 49 vjeçarja është vetëmbytur.