Personat që kanë grabitur Kim Kardashian, te drejtimi i armës padyshim ishin shumë të aftë, por mesa duket kanë bërë një gabim të vogël, që mund të i’u kushtojë. Teksa po largoheshin nga hotei në Paris ku Kim po qëndronte në momentin e grabitjes, autorëve të ngjarjes u ka rënë një pjesë e bizhu-së, e identifikuar si një kryq diamanti, sipas TMZ.
Gjerdani kryq, që vlen 33,180 mijë dollarë, dhe e prodhuar nga Jacob and Co, thuhet se është gjetur nga një kalimtar i thjeshtë, një ditë pas grabitjes. Tashmë policia po kontrollon për ndonjë gjurmë ADN-je që ndoshta mund ta ndihmojë atë për të gjetur njerëzit që kanë vjedhur Kim.
Nuk është konfirmuar ende nëse është i njëjti send i vjedhur me atë që 35 vjeçarja mbante në qafë, por duken identikë. Megjithatë, varësja 33 mijë dollarëshe ishte thjesh një pjesë e vogël e asaj çfarë u mor nga ajo.