INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjendet zgjidhja e të nxehtit përvëlues, krijohet bluza me kondicioner [VIDEO]

Gjendet zgjidhja e të nxehtit përvëlues, krijohet bluza me kondicioner [VIDEO]

Publikuar më: 10:10 26-07-2019

Në këto ditë të nxehta vere kush nuk do ta donte një kondicioner me vete kudo ku shkonte për të shpëtuar nga vapa!

Duket se ekspertët e teknologjisë në Japoni e gjetën një zgjidhje për ti shpëtuar të nxehtit ekstrem që ka pushtuar botën duke krijuar bluzën kondicioner.

Kondicioneri i quajtur Reon Pocket, i krijuar nga kompania Sony, kushton vetëm 130 dollarë.

Kjo pajisje vendoset në një xhep te vogël të një bluze me mëngë të shkurtra të cilën mund ta veshësh në çdo stinë që dëshiron.

‘’Reon Pocket’’ punon pasi lidhet me Bluetooth me telefonin tuaj, nga i cili merr komanda, për temperaturën që doni të ketë kondicioneri.

Pajisja punon me bateri, të cilës i duhet dy orë të karikohet dhe mban 90 minuta. Kompania shprehet se Reon Pocket u dizajnua me këtë kohë të shkurtër, pasi mendohet se 90 minuta janë mjaftueshëm për një freski jashtë ambienteve të punës apo shtëpisë në vendet ku nuk ka kondicioner.

Sipas një zëdhënësi të Sony, deri tani ata kanë në fokus biznesmenët ose njerëzit me pushtet që ju duhet të veshin një kostum serioz dhe në verë. Por pavarësisht kësaj, kompania ka nisur punën që të prodhojnë sa më shumë bluza me kondicionerin Reon Pocket pasi çmimi që kjo pajisje ka është i përballueshëm edhe nga shumica e popullsisë.

Article Logic
Execution time: 0.0037620067596436